Nobeli për letërsi sot në ora 13:00, Kadare: Jam mësuar të mos e marr

E publikuar: 05/10/2017 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkrimtari më i njohur shqiptar në nivel botëror, Ismail Kadare, ka dekada që është favorit për çmimin më të madh të letërsisë. Por, sikur çdo vit bashkë me shumë shkrimtarë të mëdhenj të tjerë, ai është në pritje të lajmit nga Stokholmi.

Ditë më parë Kadare, ka dhënë një intervistë ku ka folur haptas se cila është ndjenja kur pritet të publikohet fituesi. Kadare, është fitues i tre çmimeve prestigjioze të letërsisë, “Princi i Asturias, “Man Booker Prize” dhe i Çmimit Jerusalemi.

Por, jo edhe i çmimit kulmor, Nobël. Por, në muajin tetor, edhe shkrimtari tregon se pret telefonatën dhe tregon se si ndihet kur çmimi shkon në duart e ndonjë kolegu tjetër.

“Jam mësuar të mos e marr, ndoshta e pres ndonjë telefonatë në mënyrë pasive. Biles kam një lehtësim kur nuk më marrin se them iku edhe këtë vit”