Në orët e mbrëmjes në qytetin e Podujevës ka ndodhur një përleshje mes disa personave.
Klan Kosova merr vesh se nga përleshja me armë të ftohta – thika, i vdekur ka mbetur një person.
Rasti saktësisht ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Sllatinë të këtij qyteti.
Përveç viktimës, të lënduar kanë mbetur edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët janë duke u trajtuar në spital.