Kanë ngelur vetëm një muaj nga debutimi i flagshipit të Samsung por telefonët Galaxy S10 vazhdojnë të shfaqen kudo nëpër internet.
Informacionet janë të pakta, por foto paraqesin pjesën frontale të S10 dhe S10+ dhe konfigurimin “punch-hole” të kamerave.
Gjithashtu vihet re pamja e re e Android, One UI.
Nga raportimet e mëhershme presim që Samsung të prezantojë të paktën tre Galaxy S10 në aktivitetin Unpacked në Shkurt.
Ato variojnë nga 5.8-inç deri në 6.4-inç. Ka spekulime për një model 6.7-inç 5G por asgjë më shumë.
Së fundi në këtë aktivitet pritet debutimi i telefoni me ekran me palosje. /PCWorld Albanian