Një objekt përfshihet nga zjarri në QKUK, Policia jep detaje

E publikuar: 29/09/2023 08:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë mëngjesit të sotëm, një objekt që gjendet në oborrin e QKUK-së në Prishtinë është kapluar nga Zjarri.

Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje rreth këtij rasti, teksa ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë , një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit.Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.

Më tutje Ahmeti potencoi se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.