Komisioni Evropian do të propozoj këtë muaj, në mes të prillit, liberalizimin e regjimit të vizave me Ukrainën, përkundër referendumit të Holandës kundër Marrëveshjes së Asociimit BE-Ukrainë, ka thënë një burim në BE.
Ndërkaq, siç raporton Reuters bazuar në burime të veta, KE po ashtu po punon në propozimin e ndjeshëm politik, që procesin e liberalizimit të vizave ta zgjeroj edhe për Kosovën.
Ky është lajmi më i mirë që pritet të marrin kosovarët nga Brukseli.
Kosova tashmë ka përmbushur 8 kriteret teknike për liberalizim të vizave dhe vetëm një dritë e gjelbërt prej Brukselit do të gëzonte rreth 2 milion kosovarë që edhe më tutje mbahen të izoluar nga Evropa.