Një i vdekur dhe 38 aksidente trafiku brenda një dite në Kosovë

E publikuar: 25/06/2020 08:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për një ditë në Kosovë kanë ndodhur 38 aksidente në trafikun rrugor, derisa sipas raportit të Policisë së Kosovës është shënuar një viktimë dhe janë lënduar 16 persona.

21 nga këto aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Për ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit janë shqiptuar 1 mijë e 416 tiketa trafiku.

Ndërsa për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 18 persona. 9 nga ta janë dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë, e 2 nga ta në vuajtje të dënimit.