Një i dehur rrëmben makinën ushtarake, ia mësyn supermarketit – për një shishe verë (Video)

E publikuar: 11/01/2018 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë në Rusi thuhet se ka përdorur një automjet ushtarak për të shkuar drejt një supermarketi, përpara se të ngjitej nëpër rrënojat për të vjedhur një shishe verë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mjeti i blinduar thuhet se ishte marrë nga një terren trajnimi për sportet motorike, përpara se ai të kalonte përmes një pylli në Apatity, një qytet në jug të Rrethit Arktik.

Siç thuhet më tej, duke tentuar për t’u kthyer në një rrugë të ngushtë, ai, të cilin dëshmitarët e përshkruan si të dehur, vazhdoi të ecte drejt dritareve të dyqanit. Ai gjithashtu shkatërroi një makinë Daewoo të parkuar aty pranë.

Bëhet e ditur se ai u arrestua më vonë në posedim të një shishe verë të vjedhur. /Telegrafi/