Një grua shtatëzënë është në gjendje kritike

E publikuar: 20/09/2015 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aksidenti që ka ndodhur në orët e mbrëmjes te vendi i njohur si “Te Rrethi” në Prishtinë, ka lënë të lënduar të paktën 11 persona.

Vetura “Audi” ka goditur një veturë tjetër, ku si pasojë, dëmet më të mëdha kanë qenë në njerëzit që ishin duke prituar autobusët urban në njërin nga stacionet “Te Rrethi”, përkatësisht përballë shkollës së mesme të mjekësisë, “Ali Sokoli”.

Derisa kontakti me Qendrën Emergjente, aty ku edhe po trajtohen të lënduarit deri tani ka qenë i pamundur, Policia ka konfirmuar për Express se nga 11 të lënduarit në këtë aksident, një është në gjendje kritike.

Express bën me dije se personi që po trajtohet më me urgjencë dhe është në gjendje kritike, është një grua shtatëzënë.

Sipas informacioneve të para në lidhje me këtë rast, kjo grua ishte duke pritur autobusin urban në momentin kur ka ndodhur aksidenti. /Gazetaexpress/