Një grua humbi jetën dhe dy persona u plagosën nga rënia e pemës së Krishlindjeve 20 metra

E publikuar: 22/12/2023 10:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident tragjik ka ndodhur në Belgjikë kur një grua ka humbur jetën pasi një pemë e Krishtlindjes 20 metra e lartë ka rënë mbi të.

Sipas mediave, në këtë aksident të pazakontë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Aksidenti ndodhi në një panair Krishtlindjesh, në qytetin rreth 50 kilometra larg Brukselit.

Në rrjetet sociale janë publikuar video që tregojnë se si një pemë e Krishtlindjes bie mbi njerëzit.

Pema e Krishtlindjes është rrëzuar nga një erë e fortë dhe ende nuk dihet nëse pema e Krishtlindjes është siguruar siç duhet.