Një ekspert për ta zbuluar arsyen pse Gavriq erdhi në Prishtinë me 12 kg eksploziv

19.01.2016 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Një ekspert për ta zbuluar arsyen pse Gavriq erdhi në Prishtinë me 12 kg eksploziv

Qëllimi i ardhjes së Slobodan Gavriqit në Prishtinë me rreth 12 kilogramë eksploziv do të zbulohet nga një ekspert.

Një ekspert i eksplozivëve do të hedhë dritë mbi dilemën nëse eksplozivi i gjetur në çantën e Sllobodan Gavriqit ishte i dedikuar për të kryer një shpërthim të madh në Prishtinë.

I apostrofuar si terroristi i cili deshi të kryente një akt terrori në Prishtinë, Gavriq ka kërkuar nga prokuroria t’i sqarohen disa prova të cilat ndodhen në lëndën e tij.

Në seancën gjyqësore të 18 janarit e cila u mbajt nën masa të rrepta të sigurisë, Gavriqit i është sqaruar se ndaj tij janë deponuar 14 prova materiale përfshirë disa raporte të policisë dhe ekspertëve.
Megjithatë për të sqaruar qëllimin e sjelljes së eksplozivit në Kosovë, prokurorja speciale Drita Hajdari ka kërkuar që në seancën e radhës të paraqitet një ekspert i cili do zbardhë se për çfarë ishte i përgatitur eksplozivi.

Gavriq u kap me rreth 12 kilogramë eksploziv në dhjetor të vitit 2014 në Prishtinë pasi makina e tij u ndal nga Policia në lagjen “Arbëria”.

Sipas aktakuzës, eksplozivi i Gavriqit ishte marrë në Beograd dhe kishte për qëllim kryerjen e një akti terrorist.
Mbrojtja dhe vet Gavriq në vazhdimësi e kanë kundërshtuar pretendimin e prokurorisë duke pretenduar se Gavriq ishte vetëm transportues i eksplozivit i cili ishte dedikuar për shitje.
Avokati i Gavriqit, Dejan Vasiq u shpreh i pakënaqur pas seancës së sotme gjyqësore.
“Paraprakisht është dashur që të dëgjohet eksperti i cili neve laikëve do të na shpjegonte se si bëhen eksplozivët, cilët janë përbërësit, cilat janë karakteristikat, dhe pastaj të hyjmë e të nxjerrim dëshmi që kanë të bëjnë me vetë veprimet e policisë që e kanë arrestuar Gavriqin dhe parregullsive të tyre e të tjera”, tha Vasiq.

Gjyqi ndaj Gavriqit mbahet në Gjykatën Themelore të Prishtinës para një trupi gjykues të përbërë nga gjykatës vendorë. /Kallxo.com

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane