Një 40-vjeçar është i dyshuari për sulmin me veturë në Mannheim të Gjermanisë

E publikuar: 03/03/2025 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Brendshëm i shtetit të Baden-Württemberg, Thomas Strobl, ka thënë se i dyshuari ishte një shtetas gjerman 40-vjeçar.

Ani pse deri në këtë fazë s’janë dhënë detaje të reja, Policia e Mannheimit sapo ka konfirmuar se nuk kishte prova për më shumë se një person të përfshirë në incidentin më herët sot, pasi tha se nuk kishte rrezik të mëtejshëm për banorët vendas.

Policia gjermane në qytetin Mannheim në deklaratën e lëshuar ka konfirmuar se “një makinë ka përplasur një grup njerëzish” në qendër të qytetit, me një person të vdekur dhe disa të plagosur.