Nisma për Kosovën, Dega në Gjilan, ka themeluar të enjten nëndegën e saj në fshatin Zhegër. Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur, Armend Ajvazi.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i Nismës në Gjilan, Bajram Hasani, i cili para anëtarëve të kësaj nëndege ka shpalosur planin e Nismës në qytetin e Gjilanit dhe i ka njoftuar ata për aktivitetin e tij në Kuvendin Komunal.
Ai, po ashtu, para anëtarëve të nëndegës në Zhegër ka folur edhe për situatën e përgjithshme në vend. Në këtë kontekst Bajrami ka shprehur edhe një herë kundërshtimin e Nismës për Gjykatën Speciale. Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Zhegrës që të premten në orën 9:30, në Prishtinë t’i bashkohen protestës për të kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale.
Takimi ka vazhduar me zgjedhjen e udhëheqjes së nëndegës. Nënkryetar është zgjedhur Ruzhdi Limani, sekretar Agim Zymberi./epokaere/