Nisma bën fajtor Qeverinë për mosliberalizimin e vizave

16.12.2015 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nisma bën fajtor Qeverinë për mosliberalizimin e vizave

Nisma për Kosovën përmes një komunikate për medie ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me dështimin e qeverisë së Kosovës, që të kryej obligimet e nevojshme për heqjen e vizave për qytetarët e saj.

Në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimi Evropian, nga institucionet e Kosovës, në veçanti nga Qeveria, është kërkuar që të punojnë në dy rrafshe. Në njërin rrafsh është kërkuar të zhvillohen bisedime me Serbinë, ndërsa në rrafshin tjetër ato të zakonshmet, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, transmeton Koha.net.

Nisma për Kosovën vlerëson se përgjegjësia për këtë dështim në fushën e integrimit të vendit, është vetëm e qeveritarëve të Kosovës, që në procesin e bisedimeve me Serbinë u treguan shumë të dëgjueshëm, shumë dorëlirë, bile aq dorëlirë sa që fare nuk shqetësoheshin se sa të dëmshme dhe të pa pranueshme mund të jenë marrëveshjet mbi të cilat ata i vinin pa hezituar nënshkrimet e tyre.

Nisma vlerëson se qeveritarët tanë ishin shumë të dëgjueshëm deri në përulje në procesin e bisedimeve me Serbinë, e të padëgjueshëm deri në mospërfillje të Bashkimit Evropian në rrafshin e forcimit të shtetit ligjor. Duke vepruar në këtë mënyrë, pra duke qenë të zellshëm në bërjen e koncesioneve në kurriz të Kosovës në procesin e bisedimeve me Serbinë, këta qeveritarë shpresonin se Bashkimi Evropian do t’ua vlerësojë këtë “sakrificë” dhe nuk do të ndalet shumë në rrafshin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Nisma konsideron se vetëm duke e bërë Kosovën vërtetë shtet të së drejtës, duke e zhvilluar atë ekonomikisht, duke e bërë të dinjitetshme në raport me fqinjët e më gjerë, vetëm atëherë, liberalizimi i vizave dhe procesi i integrimit në Bashkimin Evropian do të jetë i shpejtë dhe i drejtë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


I kërkuar ndërkombëtarisht, arrestohet në Durrës shtetasi nga Kosova

I kërkuar ndërkombëtarisht, arrestohet në Durrës shtetasi nga Kosova

Hoti: Banimi social është më shumë se një projekt ndërtimi

Hoti: Banimi social është më shumë se një projekt ndërtimi

Djali i Rexhep Selimit, Ares Selimi, merr pjesën në nisjen “Orën e Pritjes” në Prishtinë

Djali i Rexhep Selimit, Ares Selimi, merr pjesën në nisjen “Orën e Pritjes” në Prishtinë

Haradinaj: T’i rikthehet mandati Thaçit, vazhdimi i tij është nder për ne si shqiptarë

Haradinaj: T’i rikthehet mandati Thaçit, vazhdimi i tij është nder për ne si shqiptarë

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi