Nishani-Vuçiç, në fokus “diplomat”, dialogu me Kosovën dhe paqja në rajon

27.05.2015 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nishani-Vuçiç, në fokus “diplomat”, dialogu me Kosovën dhe paqja në rajon

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pritur pasditen e së mërkurës në një takim kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç.

Në këtë takim, zoti Nishani e ka vlerësuar vizitën e Vuçiç si shumë të rëndësishme dhe si shprehje konkrete të vullnetit për vendosjen e urave të komunikimit mes dy vendeve.

Sipas një njoftimi për shtyp, presidenti shqiptar është ndalur gjatë bashkëbisedimit tek të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke kërkuar një kujdes dhe mbështetje më të madhe nga ana e qeverisë serbe.

Një tjetër pikë ku është ndalur kreu i shtetit ka qenë edhe njohja reciproke e diplomave mes dy vendeve, për të cilën Nishani ka sugjeruar që marrëveshja të nënshkruhet gjatë kësaj vizite të Vuçiç.

“Kjo do të jepte një mesazh më të drejtpërdrejtë të vullnetit për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe në respekt të premtimeve dhe angazhimeve që i japim njëri-tjetrit”, ka vlerësuar Nishani.

Sa i takon dialogut Prishtinë-Beograd, kreu i shtetit e ka vënë theksin tek rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, ndërsa ka shprehur interesin e Tiranës zyrtare për paqe në rajon, pas ngjarjeve të verifikuara në Kumanovë.

Nga ana e tij, kryeministri Vuçiç ka deklaruar se mbetet i angazhuar për të avancuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Ai ka theksuar se vizita e tij në Tiranë u realizua me bindjen e sinqertë për rëndësinë e përparimit të këtyre marrëdhënieve, të cilat i ka konsideruar “kyçe” për stabilitetin dhe paqen në rajon.

/ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor