Nis sanimi i defektit në bllokun B-2, Krasniqi takon inxhinierët e KEK-ut dhe ekspertin e huaj monitorues (Video)

E publikuar: 27/12/2021 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka vizituar TC “Kosova B” dhe është njohur nga afër lidhur me punimet në njësinë prodhuese të bllokut B2. Sipas një njoftimi nga Zyra për Informim, Krasniqi u njoftua rreth ecurisë së punimeve nga stafi menaxhues dhe ekipi i ekspertëve të KEK-ut të cilët janë duke punuar në identifikimin dhe sanimin e defekteve, si dhe nga eksperti – monitorues i “General Electric”(GE).

“Duke çmuar angazhimin e ekspertit nga GE i cili po asiston dhe monitoron punën e ekipit i ekspertëve të KEK-ut, falënderoj të gjithë stafin e TC-B-së, të cilët janë duke u angazhuar maksimalisht në sanimin defekteve të bllokut B-2, dhe me këtë rast njoftoi opinionin se ashtu sikur që kam deklaruar në konferencën për media ditë me parë, pritet që njësia B-2 të rikthehet në prodhim rreth datës 20 janar, 2022, edhe pse përpjekjet e tona të vazhdueshme janë që kjo të ndodhë edhe me herët“, Krasniqi më tutje informoi edhe lidhur me gjendjen aktuale të prodhimit në KEK.

“KEK aktualisht është duke prodhuar me tri njësi prodhuese tē TC Kosova A (A3, A4 dhe A5, me kapacitet neto prej rreth 400 MW/h energji elektrike) dhe me njësinë B-1 (me kapacitet neto prej rreth 255 MW/h, energji elektrike).

Krahasuar me bilancin vjetor energjetik jemi në mungesë prej afër 120 MW/h energji elektrike. Ndërsa sa i përket njësisë B-2, do t’ju njoftojmë me kohë për te gjitha punët lidhur me rikthimin në punë të Bllokut B-2”, ka thënë Krasniqi.