Nis konferenca për lansimin e Fondit Sovran, Kurti: Qeveria qëndron fuqishëm mbrapa këtij vizioni

E publikuar: 07/05/2023 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur konferenca për lansimin e Fondit Sovran të Kosovës, organizuar nga Fondacioni Fredrich Ebert Stiftung në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit.

Kryeministri Albin Kurti, i cili është folës kyç në këtë konferencë, tha se Qeveria e Kosovës qëndron fuqishëm mbrapa këtij vizioni, i cili sipas tij, do të rezultojë në stabilizim të ekonomisë së vendit.

“Jemi një hap afër miratimit të projektligjit dhe me këtë kurorëzimin e idesë që ka nisur me koncept-dokumentin mbi Fondin Sovran, të udhëhequr nga Besnik Pula, vitin e kaluar. Qeveria jonë qëndron fuqishëm mbrapa këtij vizioni duke besuar se një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë përmes diversitetit, krijimit të profitit për shtetin përmes investimeve të mençura e me gjenerim të pasurisë për gjeneratat që vijnë”, ka thënë Kurti në këtë konferencë, njofton Klankosova.tv

Kurti shtoi se ndërmarrjet publike do të jenë pjesë e këtij fondi.