Nis Java e Kuzhinës italiane në Kosovë

E publikuar: 23/11/2020 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga sot e deri më 29 nëntor mbahet edicioni i pestë i Javës së Kuzhinës italiane në Kosovë.

Java e Kuzhinës italiane do të realizohet nën kujdesin e Italian Trade Agency (ICE) dhe Ambasadës italiane në Prishtinë.

Java e Kuzhinës italiane në botë, sinteza e një rrugëtimi që zë fill nga Expo 2015 në Milano, është një takim i përvitshëm dedikuar të ushqyerit të qëndrueshëm dhe traditës enogastronomike si shenjë dalluese e identitetit dhe kulturës italiane. 

Ambasada e Italisë në Prishtinë dhe Agjencinë Italiane të Tregtisë (ITA) janë krenarë të nisin Javën e Kuzhinës Italiane në Kosovë, e cila do të mbahet nga 23 deri më 29 nëntor.

Fushata vjetore ka për qëllim promovimin e traditave të kuzhinës së Italisë në botë. Tema për vitin 2020, “Saperi e sapori delle terrre italiane” (“Dije dhe Shije të tokave italiane”), do të festojë pasurinë e traditave të kuzhinës dhe enologjisë së rajoneve italiane dhe do të shënojë vlerën e origjinës së certifikuar kundër fenomenit mashtrues të produkteve me cilësi të ulët, që duken si produkte italiane.

Lidhjet thelbësore mes trashëgimisë kulturore, ushqimit e verës dhe traditave të të ushqyerit shëndetshëm do të hulumtohen, ndërsa promovojnë dietën Mesdhetare si një model të mënyrës së jetesës së ekuilibruar dhe të shëndetshme, e cila gjithashtu respekton mjedisin dhe traditat kulturore.

Italinë dhe Kosovën do t’i bashkojë dashuria e tyre e përbashkët për ushqimin e shëndetshëm dhe të këndshëm, falë partnerëve tanë, ku qytetarët e Kosovës mund të gjejnë produkte të vërteta italiane:

Conad Shpk, Super Viva me produktet Coop Italian Food, Migros Group, Emona Group, Meridian Corporation, Spar, Onix-Lavazza, Catering NTP, Swiss Diamond Hotel, Emerald Hotel, Soma, Shpija e vjeter, “91 Avenue” Lounge & Restaurant.

Java e Kuzhinës Italiane do të mbahet edhe virtualisht. Dëshmuesit tanë të njohur Blerona Zeqiri, Vesa Smolica, Gjiko, Arsim Mehmeti, Dardan Cahani dhe Safet Mehemetaj do të shfaqin recetat më të shijshme tradicionale italiane në TV dhe përmesrrjeteve sociale. Ata do të shpjegojnë rëndësinë e përdorimit të produkteve vetëm me cilësi të lartë, ushqimit dhe verës në jetën e përditshme, duke shmangur produktet e pashëndetshme, me cilësi të ulët që duken sikur janë italiane, të cilat nuk respektojnë rregullat rigoroze italiane dhe evropiane.

Për më shumë informacion, na ndiqni në web faqet tona si dhe në Facebook e Twitter:
Facebook: @ItalyinKosovo
Twitter: @ItalyinKosovo
Websites: https://italiantastekosovo.com, https://ambpristina.esteri.it