Serbia dëshiron që ta organizojë vendin në të njëjtën mënyrë ashtu siç janë të rregulluara vendet e Bashkimit Evropian, dëshiron që t`i përmbush të gjitha kushtet, por me të vetmin kusht që ka për Evropën i cili është që kurrë të mos kërkojë nga ajo njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kështu ka thënë presidenti serb Tomisllav Nikoliq në një intervistë për televizionin grek Corfu TV, përcjellë Klan Kosova.
“Ne nuk do të jem anëtar i një unioni që do të na kishte kërkuar këtë, dhe unë jam mirënjohës për të gjitha vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe Greqia jonë i dashur”, ka shtuar ai.
Në pyetjen e gazetarit nëse ai e pëlqen këtë Evropë anëtare e së cilës dëshiron të jetë Serbia, ai është përgjigjur kështu, “A ju pëlqen Evropa anëtare e së cilës jeni ” dhe shtoi se” Evropë më të mirë s`kemi”, njofton Klan Kosova.

















