Flamuri shqiptar është ngritur sot në xhaminë “Hajdar Kadi”, në afërsi të rrugës Ivan Milutinoviq në Manastir, për nderë të vënies në funksion të këtij objekti pas rekonstruimit dhe restaurimit, e financuar me 1 milionë euro nga qeveria turke.
Nga Partia Demokrate e Turqëve në Manastir, reaguan duke thënë se ky është një provokim dhe veprim tendencioz.
Muftiu i Manastirit, Amit Rasimovski, në lidhje telefonike për TV Telman deklaroi se e ka mësuar nga mediat se në minaren e xhamisë është vendosur flamuri shqiptar kurse ai nuk e ka parë kush e ka vendosur, përcjell Telegrafi Maqedoni.