Ngjitet nëpër fasadë deri në katin e nëntë, pas rënies rakuni bie sërish në këmbë (Video)

E publikuar: 24/09/2018 18:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rakuni që u ngjit deri në katin e nëntë të një ndërtese në New Jersey të Shteteve të Bashkuara, është rrëzuar papritmas dhe ka rënë sërish në këmbë.

Të pranishmit që ishin mbledhur dhe po shikonin lëvizjen e kafshës nëpër fasadë, psherëtinë të shqetësuar kur u përplas për toke, por vazhdoi të lëvizte sikur të mos kenë ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.

“Mund ta hapë trupin në atë formë dhe të kthehet në një parashutë të vogël, për të amortizuar rënien. Në këtë mënyrë, shmangu përplasjen”, ka shkruar një njohës i rakunëve.

Kur kafsha u largua me shkathtësi dhe sipas të gjitha gjasave pa asnjë lëndim, u përshëndet nga të pranishmit që nuk hezituan të duartrokasin. /Telegrafi/