Policia e Kosoves ka arrestuar pronarin e një dyqani që ndodhet në afërsi të një shkolle fillore në Mitrovicë, pasi ishte denocuar nga një nxenëse e shkollës për ngacmim sekusal.
Gazeta Express merr vesh se i dyshuari është asambleist i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Rastin e ka konfimuar për Gazetën Express, zëdhenesi i policisë, Avni Zahiti.
“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00. Është arrestuar i dyshuari B.M. nga Mitorvica”, tregoi Zahiti.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar në polici për 48 orë.
I arrestuari është i moshës 35-vjeçare.
Gazeta Express merr vesh se derisa nxënësja, në pushim të shkollës, kishte shkuar per të blerë në dyqanin e të dyshuarit, ishte ngacmuar seksualisht nga ai duke e prekur. Ajo menjëherë kishte lajmëruar policinë për rastin.