Nga bisedimet në Bruksel, Serbia do ta njohë Kosovën

E publikuar: 26/10/2016 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, gjatë raportimit të saj para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ka folur për rrjedhën e dialogut në Bruksel.

Tahiri e ka cilësuar historik dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe beson se në fund të tij, Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, raporton KTV.

Sipas saj, rëndësia e këtij dialogu është ruajtja e tërësisë territoriale të Kosovës dhe me këtë dialog është eliminuar pretendimi i Serbisë që nga përfundimi i luftës në Kosovë me anën marrëveshjeve të arritura në Bruksel.