Nga e hëna qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në shtetin e Izraelit.
Pas marrëveshjes së nënshkruar në Prishtinë nga MPJD-ja dhe ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel, Kosova është përfshirë tashmë në listën e vendeve që janë të përjashtuara nga viza për hyrje në Izrael, për qëllime turistike.
Para udhëtimit, të gjithë vizitorët duhet të aplikojnë për një ETA-IL (Autorizim Elektronik i Udhëtimit) të paktën 72 orë përpara mbërritjes në Izrael. Aprovimi i një ETA_il lejon hyrjen dhe qëndrimin në shtetin e Izraelit për 90 ditë për çdo vizitë.
Hyrja në shtetin e Izraelit nuk do t’u lejohet qytetarëve që nuk kanë vizë të vlefshme ose ETA-IL. Procedura e aplikimit për këtë dokument është shumë e thjeshtë dhe detajet e plota mund t’i gjeni në faqen zyrtare të ETA-IL të autoriteteve izraelite.

















