Nga 2 tetori, 14 persona me aftësi të kufizuara fillojnë punën në bizneset lokale

E publikuar: 29/09/2023 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se nga 2 tetori 14 persona me aftësi të kufizuara do të fillojnë punën në bizneset lokale, me të cilët ka nënshkruam kontratat për fillimin e punës në 12 biznese lokale.

Ai ka bërë të ditur se subvencionimi i pagës do të jetë 300€ për periudhën 6 mujore nga komuna si dhe kontributet e paguara nga kompania e cila janë të angazhuar, me mundësi vazhdimi të kontratës nga kompania.

“Pas punësimit të këtyre personave, do të hapim thirrjen për plotësimin e 6 vendeve të mbetura”, është shprehur ai, teksa ka falënderuar 12 bizneset të cilat e kanë mirëpritur këtë iniciativë.