Nga 1 janari 2018, veturat mbi 10 vjet të vjetra nuk do të hyjnë në Kosovë

E publikuar: 20/06/2017 19:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga 1 janari 2018, veturat mbi 10 vjet të vjetra nuk do të hyjnë në Kosovë
Deri me datën 31.12.2017 vazhdon importimi i veturave pa kufizim të vjetërsisë – sipas Vendimit të Qeverisë të propozuar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti. Nga 1 janari “bllokohet llumi i BE-së” në Kosovë. Vendimi ka dal në Gazetën zyrtare dhe tanimë gjithçka është e qartë.

Më saktësisht, deri me datën 31.12.2017 vazhdon importimi i veturave pa kufizim të vjetërsisë. Pas kësaj date, nga 1 janari 2018, nuk do të mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vite dhe që nuk plotësojnë standardin EURO 4 për normat e shkarkimeve në ajër – kufizim ky i përcaktuar me ligjin për automjete.

Prandaj, qytetarët që planifikojnë të importojnë vetura duhet të marrin parasysh ndryshimin e kushteve të importit sipas ligjit të ri për automjete.