Për shkak të kontestimit të strukturave menaxheriale në ndërmarrjen Trafiku Urban u bënë shumë shkelje ligjore, përveç që u bënë pagesa në dorë dhe pa procedura dyshohet se nga pozitat kontestuese pati edhe keqpërdorime të vulës.
Te dy palët rivale kanë drejtuat kallëzime penale për falsifikim dokumentesh, njofton Klan Kosova.
E kryesuesi i LDK-së Agim Gashi mohon se i emëruari i ri i kryeshefit ekzekutiv, Nexhmi Uka ka lidhje me LDK-në, por e kundërta shihet ne rrjetin social Facebook.
Klan Kosova mëson se Nexhmi Uka ishte kandidat i LDK-së për asamble komunale, por si anëtar i kësaj partie me krah me deputeten Vjosa Osmanin.
Kronikën me detaje e ka përgatitur Iliri Pireva.