New York padit PepsiCo për ndotje plastike

E publikuar: 17/11/2023 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

PepsiCo është paditur nga gjykata e New York për ndotje plastike përgjatë lumit Buffalo, që dyshohet se po ndot ujin dhe po dëmton jetën e egër.

Zëdhënësi i PepsiCo tha për BBC-në se ka qenë “transparent në rrugëtimin e tij për të reduktuar përdorimin e plastikës”.

Javën e kaluar Coca-Cola, Danone dhe Nestle u akuzuan për pretendime të tilla.

PepsiCo është kompania e dytë më e madhe e ushqimit në botë, dhe shumë korporata të tjera të mëdha janë përballur me padi nga autoritetet lokale për ndikimin e tyre në mjedis.