“Nëse nuk del fitues që aty…” Sara Gjordeni nga studio, Bardhi mes lotësh: Më prit jashtë!

E publikuar: 05/03/2024 22:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bardhi e ka pritur mes lotësh përjashtimin e Sara Gjordenit nga Big Brother VIP 3, pas incidentit që ndodhi me Françeskën.

Ajo është shprehur se e pret jashtë, por fitues të lojës, ndërsa theksoi se triumfuesi i BBV3 duhet të ketë cilësi ndryshe nga të cilat ajo shfaqi.

“Unë pa merak jam, nuk merakosem aspak. Por nuk ishte momenti i duhur që ajo ta lionte shtëpinë. Do vinte dita që të largohej si të gjithë”, tha Bardhi.

“Shpirt, nëse unë jam këtu është sepse fituesi nuk duhet të jetë agresiv dhe me zërin e lartë. Ti je e kundërta ime dhe për mua ti je fitues. Je fitues shpirt”, iu drejtua Sara.

“Më prit jashtë, nuk do qaj se të premtova që nuk do qaj”, tha Bardhi.

“Nëse nuk del fitues që aty…”, mbylli fjalën mes lotësh Sara.

Kujtojmë se Sara dhe Bardhi janë një ndër çiftet e krijuara brenda shtëpisë.