Arbërie Nagavci, anëtarja e kryesisë së LVV-së, si dhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, letrën e dytë të Presidentit Hashim Thaçi, dërguar liderit të partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, që ta dërgoj emërin për mandatarin e ri për ta formuar Qeverinë e re, raporton Infosot.com
Nagavci, ka shkruar në FB, ku ka kritikuar ish partnerin e koalicionit Lidhjen Demokratike, gjoja se janë kordinuar me ish/partitë e PAN’it, që ta rrezojnë qeverinë Kurti për interesa të tyre.
Nënkryetarja Nagavci, poashtu ka theksuar se pavarësisht kësaj Qeveria aktuale nuk po ndalet në luftën kundër pandemisë Covid-19.
Ajo ka dërguar mesazh tek partitë LDK, PDK, AAK e NISMA, se kotë e kanë me këtë iniciativë, sepse sipas saj këto parti janë të papërgjegjëshme dhe në zgjedhjet e ardhshme do të dalin humbës.
Postimi i plotë:
Në një paraqitje televizive, para dy nate Baton Haxhiu paska theksuar se shumë shpejt vendi do ta ketë Qeverinë e re. “Javën tjetër presidenti do t’ia jap partisë së dytë mandatarin për formimin e Qeverisë. Vetëvendosje dhe PDK do të mbesin në opozitë”, ka deklaruar Haxhiu.
Dje në mbledhje të Kryesisë, shefi i GP të LDK-së, në vazhdimësi insistonte se duhet të ketë Qeveri të re. Kërkesës së Qeverisë në detyrë për të proceduar masat mbrojtëse për muajt në vijim, me qëllim të plotësimit të nevojave të qytetarëve, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, iu përgjigj me bashkërendim të veprimeve me PDK-në duke bërë obstruksione ndaj Qeverisë në detyrë.
Ndërkohë dje edhe Presidenti Thaçi ka vazhduar me letrën e dytë për LV! përkundër se Kryeministri dhe Qeveria në detyrë janë maksimalisht të përkushtuar në menaxhimin e situatës me pandeminë e virusit Covid-19.
Përballë një Qeverie që me nivelin më të lartë të përgjegjësisë filluan luftimin e krimit, korrupsionit dhe çkapjen e institucioneve, kishim një kordinim të LDK-së, partive të PLAN-it, dhe Presidentit për të rrëzuar këtë qeveri.
Sot, përballë Qeverisë në detyrë që është përkushtuar për të qenë sa më afër qytetarëve edhe në këto ditë të pazakonshme për gjithë njerëzimin, kemi të njejtët ish PLAN,LDK dhe Presidentin që shofin për një kapje të re, për përmbysje të vullnetit të qytetarëve duke tentuar të krijojnë qeveri jolegjitime.
Por, i kanë bërë hesapet pa hanxhinë. Sovrani e ka thënë fjalën e vet në zgjedhjet e fundit dhe ka nxjerr LV! si fitues të zgjedhjeve. Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve nuk mund të ketë.
Ashtu si dhe pas zgjedhjeve të reja, kurdo që ato do të ndodhin, nuk do të ketë fitues nga këta që janë kaq të papërgjegjshëm e jonjerëzor edhe në këto ditë pandemie.