Nënkryetari i AKR’së: Mosveprimet e LDK’së dhe VV’së na çuan te PAN’i

E publikuar: 06/09/2017 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi, ka folur për bashkimin e partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën.

Matoshi thënë se mosveprimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar një shumicë parlamentare kanë ndikuar që AKR’ja t’i bashkohet koalicionit PAN.

Ai ka deklaruar për “Epoka e re” se vendosja e interesit partiak para atij nacional nga këto dy subjekte politike e shtyri AKR’në të shikojë alternativa të tjera për zhbllokimin e formimit të institucioneve.

Matoshi, njëherësh kryetar i Kuvendit të AKR’së, është shprehur i bindur se sektorët që do t’i qeverisë AKR’ja do të jenë më të suksesshmit e qeverisë së re.