Nedved: Marotta ndoshta nuk ishte kurrë juventin

E publikuar: 15/12/2018 23:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Juventusit, Pavel Nedved, ka komentuar kalimin e Giuseppe Marotta në kampin zikaltër.

Legjenda e Zonjës së Vjetër me këtë rast thumboi italianin, duke e thënë se ai nuk kishte kurrë një tifoz i Juves.

Marotta ishte vendimtar në rilindjen e Juves nga Serie B deri te shtatë titujt radhazi në Serie A. Dhe kështu kalimi i tij te Interi ishte paska i vështirë për t’u pranuar për gjithë në Torino.

“Ishte e çuditshme ta shikosh atë te Interit, tani është edhe zyrtare”.

“Ai është profesionist, por ndoshta nuk ishte kurrë një juventin”, ka thënë Nedved për DAZN para ndeshjes me Torinon.

Pas zyrtarizimit Marotta shikoi nga afër fitoren e Interit në Giuseppe Meazza ndaj Udineses.

Me atë në krye të tregut të transferimeve klubi nga Milano do të tentojë të rivalizojë Juventusin për herë të parë seriozisht në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/