Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka arrestuar një të dyshuar, i cili ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.