Nga gjithë telefonatat që merr, Halil Pajaziti shpreson se ndonjëra prej tyre do t’i sjell lajm të mirë për të bijën që u zhduk dy ditë më parë, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, askush në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit ku jeton Halili nuk di të thotë gjë për fatin e Donjetës vajzës për të cilën nuk dihet asgjë që nga e hëna.
Babai ndërkaq nuk po lë vend pa e kërkuar e njeri pa pyetur për të bijën 24 vjeçare.
Për më tepër ai iu drejtua edhe policisë, që thotë se tashmë është duke u marë me rastin e vajzës së zhdukur të Pajazitajve.
E derisa të ketë ndonjë lajm apo informatë nga e bija, Halili lutet bile që ajo të jetë gjallë.
Babai i dëshpëruar i Donjetës kërkon që kushdo që e ka parë apo di diçka për ta informojë atë apo edhe organet e rendit.
Kronikë e Dafina Jegenit.