“Ne nuk jemi prostituta, por…”

12.03.2015 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Ne nuk jemi prostituta, por…”

“Babai i ëmbël” apo “Sugar daddy”, ky është një term që përdoret për të gjithë ata burra në moshë, që kërkojnë vajza të reja për shoqëri ose seks, përkundrejt pagesave.

Por nëse mendoni se është një term i ri dhe që pakkush e njeh, ju themi që portali “SugarDaddyForMe”, ku futen vajzat e reja që kërkojnë shoqërinë e këtyre meshkujve, ka 45 milionë përdorues.

Sipas Daily Mail, rreth gjysma e përdorueseve femra të këtij rrjeti fitojnë më shumë se 60 mijë dollarë në vit nga “baballarët e ëmbël”, plus shumë favore të tjera.

Ata që e hapën faqen ishin skeptikë në fillim, por tani suksesi është i jashtëzakonshëm.

Femrat që frekuentojnë “baballarët e ëmbël” thonë se ato nuk janë prostituta.

Karlie, një 21- vjeçare nga Florida, thotë: “Nuk duhet të bësh seks. Natyrisht ata e duan këtë, por vetëm pasi ndërton një marrëdhënie”.

“Është një marrëdhënie normale mes një personi me më shumë pasuri se ti”.

Denise, një 30- vjeçare nga Kalifornia, thotë se ka dalë me katër ‘baballarë’ gjatë katër viteve të fundit.

“Shumë gra si unë nuk duan të nisin një familje. Ato duan të punojnë sa më gjatë dhe të bëjnë para sa janë të reja dhe të bukura”.

Ajo thotë se njëherë doli me një klient për më pak se një muaj dhe nuk bënë kurrë seks. Por ajo mori dy palë këpucë Christian Louboutin, me një vlerë prej 2500 dollarë.

Emma, një 24- vjeçare nga Alabama thotë se fiton çdo muaj rreth 1 mijë dollarë nga ‘babai’ i saj aktual.

“Ata nuk duan prostituta. Por duan një grua jo vetëm për një natë dhe jo një të zakonshme. Gjithçka përfundon me respekt të ndërsjelltë”.

Alison, një 22- vjeçare, fiton 2 mijë dollarë në muaj. Ajo thotë se është fyese që të krahasohen me prostitutat.

Edhe Karma, 29 vjeç, është dakord.

Ndonjëherë mes tyre lindin edhe ndjenja dhe përfundojnë në një lidhje të gjatë, si në rastin e Rachel, 32 vjeç.

Erin Oden, një 29- vjeçare, ka dalë me 50 ‘baballarë’, por do martohet me të parin, pasi ka rënë në dashuri me të.

Tani ata janë të fejuar.

Prej tyre ajo ka fituar deri në 60 mijë dollarë në vit.

“Çdo burrë ka nevojë për një femër të nxehtë si lodër,” thotë Kitty, një 40- vjeçare që fiton 600 dollarë në javë.

“Po ia kaloj kaq mirë dhe më vonë nuk i dihet”, shton ajo.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)