Në mbrojtje të Teatrit, flet Ndrenika: Jemi përbuzur, vetëm Erdogani i bën këto punë

E publikuar: 10/06/2018 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me një projektligj të veçantë, qeveria ka ndërmend që të “heqë qafe” godinën e Teatrit Kombëtar duke ja dhënë tokën një kompanie pas asnjë garë apo procedurë transparente tenderuese, e pikërisht mbi këtë fakt të dalë në dritë ditët e fundit, shumë aktorë kanë protestuar këtë të dielë pranë Teatrit Kombëtar.
Një përbuzje e turpshme nga ana e kryeministrit, e ka cilësuar këtë sjellje aktori I madh Robert Ndrenika, I cili e ka krahasuar kreun e qeverisë me Presidentin Erdogan.

“Jam i bindur që ka shumë në PS që janë me ne, por nuk flasin se kanë edhe ata hallet e tyre. Këtu u bë puna si tek ajo puna tek ‘Tre muskutjerët’. Kardinali më vete dhe këta të Mbretit më vete. Nuk ka lezet kjo punë, në vitin 2018. Unë i them edhe Prokurorisë ta shohë këtë punë.

Pse ta marrë ajo firma ‘Fusha’ sepse ka edhe firma ‘Kodra’ shpk. Çfarë janë këto preferenca? Në radhë të parë të vjen keq që nuk kanë përfillur komunitetin teatror, përveç presidentit. Kryeministria në ka përbuzur. Jo kështu në gjëra arbitrare se këto punë kështu vetëm Erdogan i bën”- tha Robert Ndrenika.

Aktori Mirush Kabashi ka përcjellë mesazin e tij me atë të poezisë së Ali Asllanit.

“Koha është e maskarenjve, por Shqipëria dhe teatri janë të tonat, janë të shqiptarëve”-tha Kabashi./Gazeta Express