Një punëtor është lënduar rëndë në vendin e punës në Ferizaj, pasi dyshohet se ka rënë nga një objekt në ndërtim.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:40, në rrugën “Uran Tinova”, ku sipas informacioneve fillestare, një punëtor 46-vjeçar është rrëzuar nga kati i dytë i ndërtesës ku po punonte.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar rastin duke dhënë detaje mbi ngjarjen.
“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 12:40, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Uran Tinova”, në Ferizaj , në një objekt në ndertim, një punëtor është rrëzuar, dyshohet nga kati i dytë në vendin e punës.Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për punëtorin, 46 vjeç.
Për shkak të lëndimeve të pësuara, fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë.
Patrullat policore dhe njësitet e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar edhe inspektori i punës, si dhe prokurori i shtetit.Për informata të mëtejshme, do t’ju njoftojmë me raport vijues”, ka thënë Veseli.
Ndërkohë, burime të Tëvë1 bëjnë të ditur se gjendja e të lënduarit është e rëndë.
















