Në listat e veteranëve të UÇK-së, ka edhe njerëz të UDB-së.

11.03.2015 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Në listat e veteranëve të UÇK-së, ka edhe njerëz të UDB-së.

Xhevdet Qeriqi, i cili është edhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, ka thënë se në listat e veteranëve të UÇK-së, ka emra edhe të atyre që kanë qenë anëtarë të UDB-së.

Qeriqi, në një intervistë, tha se në këto lista që tashmë kanë nisur të publikohen nga komisioni qeveritarë, janë qindra ose mijëra persona që nuk kanë qenë fare në luftë.

“Kam pasur biseda me komandant të zonave dhe me zinxhirin komandues, dhe ky proces ka mund të kryhet për 60 ditë. Secili prej komandantëve ka pasur listat e ushtarëve të tyre dhe e dimë që tashmë janë fryrë listat dhe brenda këtyre listave ka njerëz që nuk kanë qenë fare në luftë. Ka edhe njerëz që kanë qenë të angazhuar edhe në UDB. Është numri i madh i atyre që nuk kanë qenë në luftë dhe janë pjesë e listave. Janë qindra, e duke e parë se si po shkon procesi i konfigurimit ky numër do të shkojë deri në mijëra”, ka thënë Qeriqi.

Ai ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të ndërhyjnë në këtë proces dhe të shohin problemet brenda, sepse sipas tij po dëmtohen veteranët por edhe buxheti i Kosovës.

Kur ka folur për dëmtimin e buxhetit, Qeriqi mbështetët në krijimin e Komisionit për Verifikim, i cili sipas tij e ka zvarritur këtë proces me qëllim vetëm për të marrë rroga.

Në këtë intervistë Qeriqi ka folur edhe për protestën e sotme të organizuar nga vet ai dhe Këshilli për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së. Ai, tha se kjo protestë do të jetë e qetë dhe pret pjesëmarrës të shumtë.

Qeriqi tha se ky është edhe paralajmërimi i fundit për një protestë të qetë, ndryshe nëse nuk publikohen të gjitha listat për protestën e ardhshme Qeriqi thotë se nuk do mbajë përgjegjësi.

“Ne jemi munduar disa herë që të zgjidhim problemin e veteraneve të luftës përmes dialogut por asnjëherë nuk kemi arritur. Kemi marrë vendim si kryesi e Këshillit që sot duke filluar prej orës 12:00 që të protestojmë. Në protestën e ardhshme situata do eskaloj. Ka shumë veteranë që janë në gjendje të rëndë dhe me trauma. Ka shumë prej atyre që kanë bërë vetëvrasje dhe shumë prej tyre që tashmë kanë kaluar në Hungari”, tha Qeriqi./klankosova/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje