Në klinikën Infektive në QKUK, sot janë të hospitalizuar 32 persona me Covid-19.
Prej tyre 18 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive”, njofton QKUK, transmeton infosot.
Po ashtu bëhet e ditur se në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.


















