Ndryshime te Gjilani, dy largime dhe një transferim

E publikuar: 09/01/2019 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi i Gjilanit është mjaft aktiv këtë afat kalimtar dimëror.

KF Gjilani me anë të postimeve në rrjetet sociale ka konfirmuar lëvizjet.

Fillimisht është konfirmuar largimi i dy lojtarëve, Edon Sadriu dhe Ergon Hyseni, të dy lojtarë nga Ferizaji.

Nuk ka vonuar shumë dhe Gjilani ka bërë prurjen e re nga Novi Pazari.

Bëhet fjalë për futbollistin me përvojë, Semir Hadzibulic, i cili ka nënshrkuar kontratë deri në verën e vitit 2020.

Më parë ky futbollist ka qenë pjesë e Ki Klaskvik nga Ishujt Faroe.

Gjilani me këto ndryshime konfirmon pretendimet për të përmirësuar renditjen tabelare në stinorin pranveror. /Telegrafi/