Është nënshkruar marrëveshja e parë për ndihmë financiare në vlerë prej pesë milionë eurosh për Trepçën pas regjistrimit si shoqëri aksionare.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Postimi i plotë i të parit të Zhvillimit Ekonomik në Kosovë:
Sot nënshkruam marrëveshjen e parë për ndihmë financiare për Trepça si shoqëri aksionare. Shuma e ndihmës është afër 5 milionë EUR dhe ka për qëllim ti jep një shtytje Trepçës si tërësi, përcjellë Klan Kosova.