Ndërtuesi i një ndërtese luksoze 12 katëshe që u shemb në Hatay u arrestua teksa po arratisej në Mal të Zi

E publikuar: 10/02/2023 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërtuesi i një ndërtese 12-katëshe që u shemb nga tërmeti në Turqi u arrestua teksa po përpiqej të largohej nga vendi, raporton Anadolu Agency.

Rreth 800 njerëz u bllokuan në rrënojat e kompleksit të Rilindjes, i cili përbëhej nga 250 apartamente, në provincën Hatay, në Turqinë juglindore.

Turqi, Erdogan bën “mea culpa” për vonesën e ndihmës për viktimat e tërmetit

Rama shpall 13 shkurtin ditë zie kombëtare për viktimat e tragjedisë së tërmetit në Turqi-Siri
Biznesmeni u arrestua në aeroportin e Stambollit duke pasur mbi vete një shumë të madhe parash.

Ai po përgatitej të largohej nga vendi për në Mal të Zi.

Kompleksi luksoz, i reklamuar në rrjetet sociale si “një cep i Parajsës”, u shemb plotësisht.

Mediat turke raportuan se futbollisti ganez i Hataysporit, Christian Atsu dhe drejtori sportiv i klubit, Taner Savut, besohet të jenë në mesin e të bllokuarve në rrënoja.

Ekipet e shpëtimit po punojnë ende në vendngjarje për të gjetur të mbijetuarit.

Që nga e hëna, shumë media turke kanë fajësuar disa ndërtues që kanë përdorur materiale me cilësi të dobët ose nuk kanë ndjekur rregullat në ndërtimin e ndërtesave.

Kanali televiziv privat NTV raportoi se sot është ngritur një padi e parë në Dijarbakir dhe pritet të pasojnë të tjera.

“Hetimet për objektet e shembura janë duke vazhduar. Përgjegjësit do të gjenden dhe do të sillen para drejtësisë”, tha ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag.