Ndërtoi një simulator të fluturimit brenda në shtëpi, mund të mendoni se vërtet jeni në aeroplan (Foto)

E publikuar: 01/02/2019 04:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një adhurues i çmendur i aeroplanëve ka ndërtuar një simulator të aeroplanit Boeing 737 në dhomën e tij të ngrënies – për vetëm 15,000 funta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, David Naylor, 41 vjeç, ndërtoi kopjen e plotë të një kabine të Boeing në shtëpinë e tij duke shfrytëzuar mësimet në videot e YouTube dhe materiale të blera në internet.

Në mënyrë të pabesueshme ish menaxheri i kompanisë ushqimore nuk kishte eksperiencë elektrike apo inxhinierike përpara se të ndërtonte një kabinë të tillë – e cila mori një dhomë të tërë në shtëpinë e tij në Barnsley, South Yorkshire.

Tani ai mund të pilotojë një aeroplan që përdoret nga shumë linja ajrore – me imazhe kompjuterike të gjeneruara në një ekran të madh 4K që imiton pamjen e pilotit dhe lëvizjet e aeroplanëve.

Sipas mediave, një i tillë origjinal do të kushtonte rreth 100,000 funte, por Naylor shpenzoi vetëm 15,000 funte duke u furnizuar me materiale nga interneti dhe duke e ndërtuar atë vetë.

“Fëmijët e mi nuk i kushtojnë vëmendje asaj, ata mendojnë se jam pak i çmendur”, ka thënë Naylor.

Ajo që filloi si një hobi në vitin 2017, tani është bërë një biznes i lulëzuar, pasi Naylor, i cili jeton me dy fëmijët e tij adoleshentë, filloi të mirëpriste shokët e tij në “aeroplanin” e tij në shtëpi. /Telegrafi/