Ka ndërruar jetë, Artan Dreshaj, djaloshi nga Peja i cili ishte i diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë (BUDD CHIARI SYNDROME).
Artani ishte i lindur më 17.07.1989. Ai para disa kohësh u diagnostifikua me një sëmundje të rëndë për shërimin e së cilës duheshin shuma të mëdha parash.
Duke e parë gjendjen e tij qytetarë nga e gjithë Kosova, kishin filluar aksionet për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e tij.
Mirëpo pavarësisht ndihmave Artani nuk mundi që ta përballoj sëmundjen. Ai ndërroi jetë sot në mengjes ne spital ne Gjermani.
Artan Dreshaj ishte 25 vjeçar. Ai ka qenë njëri ndër studentët më të dalluar në qytetin e Pejës.