Ndërron jetë 18 vjeçari nga Ferizaj, i therur me thikë nga vëllai i tij

E publikuar: 23/06/2017 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka ndërruar jetë 18 vjeçari nga Ferizaj cili kishte pësuar lëndime trupore ditë më parë nga një përleshje me A.M 16 vjeçar, vëllai i viktimës.

Sipas policisë Q.M ka vdekur të premten në QKUK.
Me 21.06.2017 rreth orës 11:25 në rrugën ,,Fan Noli” në Ferizaj kishte ndodhur një përleshje mes dy personave ,përndryshe familjarë-vëllezër,ku janë përdorur mjete të ndryshme të forta.
Me këtë rast lëndime të rënda trupore ka pësuar Q.M. 18 vjeçar, i cili është dërguar në QKUK Prishtinë.
Hetuesit policor kanë arrestuar të dyshuarin A.M. 16 vjeç ku pas intervistimit, në konsultim me
Prokurorin e Shtetit është marrë masa e ndalimit policor prej 24 orëve.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e ftohtë- thika, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Me 23.06.2017 , nga ana e mjekëve kujdestarë jemi informuar se viktima Q.M. nga lëndimet e
pësuara ka ndërruar jetë.
Është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili autorizon Sektorin e Hetimeve rajonale që të merren me
kompletimin e rastit,kurse trupi i pajetë dërgohet për obduksion.