Ndahet Pique dhe Shakira, këngëtarja e kapi me një tjetër femër

E publikuar: 01/06/2022 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Tash e disa ditë në mediat e huaja po flitet për një ndarje të mundshme mes çiftit të famshëm, Pique dhe Shakira.

Sipas gazetës ‘El Periódico’, arsyeja e ndarjes ka qenë tradhtia që i ka bërë Gerard Piqué të dashurës, Shakirës.
Sipas gazetarëve, Shakira ishte e vetëdijshme për pabesinë por jo deri në këtë masë.

“Kjo është arsyeja pse u mor vendimi që të ndahen” tha njëri nga ata.

Gjatë kësaj jave, Piqué është duke qëndruar vetëm në shtëpinë e tij.Përveç kësaj, ai është parë edhe duke frekuentuar jetën e natës në Barcelonë me mikun e tij Riqui Puig dhe miqtë e tjerë, ku në çdo vend po shihen të shoqëruar me femra të tjera.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!