Natasha Kandiq i reagon Vulinit pas deklaratës së tij për Masakrën e Reçakut

10.12.2021 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Natasha Kandiq i reagon Vulinit pas deklaratës së tij për Masakrën e Reçakut

Ish-drejtoresha e Fondit joqeveritar për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq , thotë se ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vullin, sërish jep një pasqyrë të pasaktë të Reçakut dhe asaj që është vërtetuar për atë krim.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për strategjinë e Serbisë për të prodhuar një “histori të re”.

“Ajo, për të cilën flet ministri Vullin, është detyrë e tij politike dhe, përderisa është në Qeveri dhe përderisa e ka për detyrë të interpretojë atë që ka ndodhur në të kaluarën, ne nuk kemi rrugëdalje nga kjo klimë që ka çimentuar nacionalizmin ekstremist etnik”, thotë Kandiq.

Kandiq thekson se hulumtimet e Tribunalit të Hagës dhe organizatave ndërkombëtare, kanë konstatuar se këto pretendime nuk janë të vërteta.

“Human Rights Watch ka biseduar me së paku 15 dëshmitarë dhe të gjeturat janë mjaft precize. Policia e dinte se në fshat kishte edhe civilë dhe aksioni u zbatua krejtësisht në mënyrë joselektive. Nuk është konstatim i saktë se civilët janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, por është shtënë edhe në shtëpitë ku ata ishin strehuar”, thekson Kandiq.Sipas saj, Fondi për të Drejtën Humanitare ka biseduar me dëshmitarët dhe gjetjet e këtij fondi tregojnë për pasaktësinë e pretendimit se të gjitha viktimat në Reçak kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Asnjë e dhënë, as nga Human Rights Watch dhe as nga Fondi për të Drejtën Humanitare, se aksioni në Reçak ishte planifikuar, nuk është vënë ndonjëherë në pikëpyetje”, thotë Kandiq.

Masakra e Reçakut ka qenë edhe pjesë e aktakuzës së ngritur nga Gjykata e Hagës kundër presidentit të atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, dhe disa zyrtarëve të tjerë serbë.

Megjithatë, gjyqi është ndërprerë pas vdekjes së Millosheviqit dhe asnjë nga të akuzuarit e tjerë nuk janë dënuar për krimet e kryera në Reçak.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zbulohen detaje nga biseda telefonike Johnson-Zelensky

Zbulohen detaje nga biseda telefonike Johnson-Zelensky

Lituania nga sot nuk importon më energji nga Rusia

Lituania nga sot nuk importon më energji nga Rusia

Aksident në magjistralen Suharekë-Prizren, tre persona të lënduar

Aksident në magjistralen Suharekë-Prizren, tre persona të lënduar

Kurti në World Affairs Forum: Kosova të bëhet pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s

Kurti në World Affairs Forum: Kosova të bëhet pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurtit i takojnë mëditje për udhëtime jashtë vendi, por ai nuk i pranon ato

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurtit i takojnë mëditje për udhëtime jashtë vendi, por ai nuk i pranon ato

Vlera e Bitcoin-it bie për 50 për qind

Vlera e Bitcoin-it bie për 50 për qind

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Meta nesër e viziton Kosovën, do të pritet nga Osmani

Meta nesër e viziton Kosovën, do të pritet nga Osmani

Arrestohen dy persona në Vushtrri, ishin duke vjedhur vegla pune

Arrestohen dy persona në Vushtrri, ishin duke vjedhur vegla pune

“Millosheviqi s’e pyeste kurrë Vuçiqin edhe pse e kishte ministër”, Kadrijaj reagon pas deklaratës skandaloze të Kurtit për Vuçiqin

“Millosheviqi s’e pyeste kurrë Vuçiqin edhe pse e kishte ministër”, Kadrijaj reagon pas deklaratës skandaloze të Kurtit për Vuçiqin

Kosova ende pa kryeprokuror të shtetit

Kosova ende pa kryeprokuror të shtetit

Nagavci: Buxheti i këtij viti për arsim është 12% më i lartë sesa në vitin paraprak

Nagavci: Buxheti i këtij viti për arsim është 12% më i lartë sesa në vitin paraprak

Edita Tahiri: Kurti tash e zbuloi Amerikën!

Edita Tahiri: Kurti tash e zbuloi Amerikën!

Policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur në Vushtrri

Policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur në Vushtrri

Kryeministri Kurti vizitoi shkollën shqipe në Nju Jork

Kryeministri Kurti vizitoi shkollën shqipe në Nju Jork

Edhe tri shtete të tjera konfirmojnë linë e majmunit

Edhe tri shtete të tjera konfirmojnë linë e majmunit