NASA po kërkon të gjithë të pasionuarit pas fenomeneve natyrore të shkrepin foto të qiellit dhe ti shpërndajnë ato nëpërmjet një aplikacioni

E publikuar: 24/03/2018 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

NASA po kërkon të gjithë të apasionuarit pas fenomeneve natyrore të shkrepin foto të qiellit dhe ti shpërndajnë ato nëpërmjet një aplikacioni.

Projekti shkencor “i qytetarëve” i nevojitet NASA-s të bëjë vlerësimin e të dhënave të marra nga 6 instrumenta tokësorë nga satelitë të ndryshëm.

Këto instrumenta  janë pjesë e një projekti të quajtur “Retë dhe sistemi energjetik i radioaktivitetit të tokës” (Clouds and the Earth’s Radiant Energy System – CERES) i cili synon studimin e ndikimit që kanë retë në ndryshimet klimaterike. Sipas NASA, është shumë e vështirë që retë të studiohen nga hapësira prandaj edhe observacionet të marra nga sateliti shpeh herë duhet të krahasohen me observacione nga toka.

Për të gjithë ata që duan të marrin pjesë mjafton të shkarkojnë aplikacionin GLOBE Observer në të cilin gjenden të gjitha hapat për ngarkimin e fotove. Për shembull, aplikacioni të pyet çdo gjë që nga ngjyra e qiellit deri tek lloji i reve që shikon.

Në rast se fotoja e ngarkuar e shkrepur nga një pozicion i caktuar është bërë në të njëjtën kohë me një foto nga sateliti në po të njëjtin pozicion, NASA dërgon me e-mail observimin nga hapësira për tu krahasuar.

Agjensia hapësinore po lancon këtë sfidë pikërisht tani pasi periudha e pranverës është shumë interesante për studimin e aktivitetit të reve.

NASA kërkon të konfirmojë të dhënat nga një instrument i CERES në periudhën midis dimrit dhe verës dhe për këtë kërkon ndihmën tuaj duke dërguar deri më 15 prill 10 foto të reve në ditë. /PCWorld Albanian

Linku për aplikacionin: https://observer.globe.gov/about/get-the-app