Nadal eliminohet në Cincinnati

21.08.2015 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nadal eliminohet në Cincinnati

Rafael Nadal eliminohet nga turneu Atp Masters 1000 i tenisit në Cincinnati. Pas duelit maratonë që zgjati dy orë e 27 minuta, ai u dorëzua përballë bashkëkombasit spanjoll, Feliciano Lopez në tre sete, 5-7 6-4 7-6. Në këtë mënyrë, në çimenton e Ohio-s nuk realizohet dueli më Roger Federer në çerekfinale. Numri 3 në botë shëtiti përballë afrikano-jugorit Kevin Anderson. 6-1, 6-1 ishte rezultati i përballjes, që zgjati vetëm 15 minuta. Tjetër eliminim surprizë ai i kroatit Marin Cilic nga francezi Richard Gasquet. Me këtë fitore, 29-vjeçari siguron përballjen me Andy Murray. Britaniku numri 2 në botë vuajti në sfidën me bullgarin Dimitrov dhe në fund fitoi pas 3 orëve lojë. Në duelet e mëparshme në Cincinati ishte kualifikuar Novak Djokovic. Serbi numri 1 në botë kaloi në çerekfinale duke vuajtur përballë belgut Goffin. Pas barazimit 1-1 me sete, Djokovic e pa veten në disavantazh 3-0 në setin e tretë, por u rikthye fuqishëm dhe fitoi 6 gejme radhazi.

Kundërshtari i radhës do të jetë Stan Wawrinka, zvicerani që klasifikohet i pesti në botë, në atë që do të jetë një përsëritje e duelit në Roland Garros. Shumë më i lehtë kualifikimi i Thomas Berdych. Tenisti çek mposhti spanjollin Tommy Robredo në dy sete, me rezultatin 6-0 6-1. Në çerekfinale Berdych do të ndeshet me ukrainasin Alexandr Dolgopolov.

Në turneun për femra, Serena Williams shkatërroi italianen Knapp në më pak se një orë. Rivalja e radhës për tenisten që kryeson renditjen botërore do të jetë serbia Ana Ivanovic, që kaloi amerikanen e re Stephens. Kualifikohet në çerekfinale Jankovic pas suksesit me çeken Pliskova. Mes të kualifikuarave edhe Simona Halep, ndërsa bjellorusia Victoria Azarenka tërhiqet përballë Pavlyuchenkova-s dhe i jep lamtumirën turneut pas një dëmtimi muskulor./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)