Mustafa: Presioni i çdoditshëm mbi biznesmenin Pacolli e bëri të veten

E publikuar: 05/09/2017 00:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar në Facebook, pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet koalicionit PAN dhe Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Sot, në një takimi formal kisha Kryetarin e Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli, i cili më njoftoj me vendimin e tij për të dal nga Koalicioni me Lidhjën Demokratike të Kosovës, kolaicion ky i ndërtua në prag të zgjedhjëve nacionale mbi parimet e shëndosha të mirëqeverisjës në vend.Me z. Pacolli dhe AKR-në kemi pasur një frymë bashkëpunuese gjatë dhe pas zgjedhjeve nacionale dhe gjetëm harmoni në palnin politik e programor. Bashkpunimi gjatë kësaj kohe ka qenë i frytëshëm në krijimin e rezistencës ndaj të keqës e cila rrezikon t`i kaploj institutcionet e Republikës. LDK, AKR si edhe Alternativa e kishin të qartë se kush janë kapësit e vërtetë të pushteti dhe Republikës. Votuesit e sajë e kanë dëmshmuar më së mirë kur kanë vendosur të “kthehën në shtëpinë e tyre, siç shpreheshin vet, të Ibrahim Rugovës”. Prandaj koalicioni ynë ishte bashkim i votuesve tanë.Presioni i çdoditshëm mbi z. Pacolli e bëri të veten. E bëri të veten edhe oferta tepër gjeneroze ndaj biznesmenit Pacolli.Ajo çfarë është e qartë nga ky koalicion është se nuk fitoi askush, as Pacolli me megaministritë e tij, as Ramushi me një qeveri asimetrike, as sekserët e “Listës Rugova” dhe më së paku fitoi Kosova, e cila më së shumti për gjashtë muaj do të shkojë në zgjedhje të reja nacionale. Sepse, një qeverisje, me numra në margjinën e shumicës së nevojshme, nuk mund ta zhvilloj asnjë seancë normale të Kuvendit dhe të aprovojë ligje e lere më të merr vendime të mëdha. Vendimi më i madh dhe më i rëndësishëm do të jetë vetëzhbërja e tyre.Për mua si Kryetar i LDK-së janë shumë shqetësuese pazaret kaq të mëdha për të qeverisur me çdo kusht. Prapa saj mund të fshihen interesa të mëdha ose frikë e madhe?!