Mustafa: Planifikojmë të kemi rritje të buxhetit në vitin 2017

E publikuar: 22/12/2016 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit Isa Mustafa seancën e Kuvendit ka thënë se planifikojnë të kenë rritje të buxhetit në vitit 2017
“Si kryeministër i vendit vlerësoj se kemi arritur që në vitin 2017 të ofrojmë një buxhet më të mirë për zhvillim të vendit”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se projektligji për Buxhetin 2017, është rezultat i një bashkërenditje të përbashkët në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në mënyrë që të krijohen kushtet buxhetore, transmeton Express.

“Unë vlerësoj se puna 2 vjeçare e këtij koalicioni qeverisës ka dhënë rezultate konkrete për rritjen ekonomike në vend”, ka thënë Mustafa.

Ai gjithashtu ka thënë se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se duhet të punojmë për tërheqjen e kapitalit të jashtëm./GazetaExpress/